Lajme
Jovanoviq: Shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, është e vetmja për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë
Demokracia
14:53 | 11 Nëntor 2023

Share:

Politikani liberal serb, Cedomir Jovanovic, ka publikuar një video në profilin e tij në “twitter” teksa ka  folur për problemin mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon të mos zgjidhet, shkruan Express.

Jovanovic ka thënë se kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri dhe kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të shkojë për të jetuar në Serbi.

Megjithatë ai thotë se serbët dhe shqiptarët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë sepse është vetëm një Kosovë “për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë”.

“Kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri. Kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të vijë në Serbi. Serbët dhe shqiptarët, shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, sepse ajo është e vetmja Kosovë, Kosovë për të gjithë ne dhe për të gjithë fëmijët tanë”, ka shkruar Jovanocic.

Të ngjashme