Lajme
Joserioziteti për temat që caktojnë të ardhmen e Republikës | Kurti e shmangu takimin me Lajçakun, ia la Bislimit t’ia përcjellë vërejtjet për Draftin e Zajednicës
Demokracia
19:20 | 07 Nëntor 2023

Share:

“Vërejtjet e kritikat e mija ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit më datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel”.

Kjo është deklarata e kryeministrit Kurti që shfaq joseriozitetin e angazhimit të tij shtetëror në një temë që do të përcaktojë të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Vërejtjet që Kurti i ka për draftstatutin e Zajednicës ia ka lënë tjetërkujt t’ia  përcjellë Lajcakut, zëvendësit të tij dhe më 24 tetor.

Kurti, ka shmangur takimin për t‘ia shprehur këto vërjejtje, shkruan Demokracia.com.

“Për hirë të konfedacialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mija ato janë shumë të rëndësishme, ia kamë përcjelle emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit më datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel. Ky është draft krejtësisht tjetër është më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mija”, tha ai.

Ai ka treguar të martën se pse nuk e priti dje përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se “nuk ka nevojë ta takojë atë”, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se “gjithçka është në rregull” meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje (e hënë) pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:

“Drafti i Asociacionit më i avancuar, por nuk do të thotë se jemi të kënaqur”: Kurti deklarohet për Statutin e ri “të papublikueshëm”

A iu prezantua liderëve opozitarë draft-statuti i Asociacionit?

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në atë takim u diskutua lidhur me “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

Lidhur me këtë çështje, Kurti foli gjatë vizitës në fshatin Trebovic të Pejës, me ç’rast vizitoi familjen egjiptase të Gëzim Sakut, përfitues i projektit për ndërtimin e shtëpisë, në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

Kurti potencoi se familja shtatë anëtarësh e komunitetit jo-shumicë, në muajin dhjetor do të hyjë në shtëpinë e re.

Kryeministri Kurti, sot bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi vizituan familjet e komuniteteve jo shumicë të cilat kanë janë përfituese të thirrjes së kësaj ministrie, për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre.

Gjatë vizitës, Kurti ka theksuar se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka ndarë dy milionë euro për ndërtimin e 57 shtëpive, që sipas tij do të ndërtohen deri në fund të këtij viti./ Demokracia.com/

Të ngjashme