Lajme
Joseph: Vuçiq mund të jetë i ligë dhe Kurti i papërgjegjshëm
Demokracia
10:11 | 27 Maj 2023

Share:

Njohësi i Ballkanit, Edward Joseph, ka folur në lidhje për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, në veri të vendit, ku u mundësua asistimi i vendosjes së kryetarëve të rinj në zyrat përkatëse.

Joseph ka përmendur vizitën e Aleksandar Vulinit në Rusi, duke thënë se cilat janë pasojat e Serbisë për këtë vizitë?.

“Çështja është se dy gjëra mund të jenë të vërteta”, shkroi Joseph në një seri postimesh në Twitter. “Vuçiq mund të jetë i ligë dhe Kurti i papërgjegjshëm”.

Këtë lëvizje të Serbisë, njohësi i Ballkanit e vlerëson shumë më të dëmshme se veprimin e kryeministrit Albin Kurti në veri.

“Destruktiviteti i Beogradit do të thotë se SHBA-ja ka tejkaluar reagimin duke kërcënuar “pasojat për marrëdhëniet” me Prishtinën. Cilat janë pasojat për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë? Vulin (dhe Dodik) në Moskë simbolizojnë një politikë të Vuçiqit shumë më të dëmshme sesa manovra e pamatur e Kurtit”, shkroi Joseph.

“Në nxitimin për të dënuar SHBA-në për të ndëshkuar veprimin e Kosovës në veri sot, neglizhohet 1 pyetje: po sikur dikush – serb apo shqiptar – të vritet? Më kujtohet mirë në vitin 2011, aksioni i pakoordinuar i Prishtinës në veri që la të vdekur një oficer të Policisë Speciale kosovare”.

Të ngjashme