ShowBiz
Jori Delli e ngacmoi sërish për Butrint Imerin, Luizi: Do të të nxjerrë nga kjo shtëpi
Demokracia
17:51 | 10 Mars 2023

Share:

Jori Delli është një nga banoret e reja të shtëpisë që u fut brenda pak ditë më parë.

Menjëherë pas hyrjes në shtëpinë e famshme, ajo filloi ngacmimet me banorëe e tjerë dhe po qëndronte më afër Luiz Ejllit.

Me artistin shkodran bëri disa biseda, gjersa në një moment e ngacmoi për ish-të dashurin e Kiara Titos, Butrint Imeri, pasi kënga e tij dëgjohej në sfond.

 

Një gjë e tillë ndodhi sërish dhe kjo e revoltoi më shumë këngëtarin, duke thënë se nuk është në rregull që të merret vazhdimisht me këtë.

“Është hera e dytë që po më bën diçka në këtë shtëpi. E para gënjeu, dhe e dyta më përmendi Butrintin. Unë nuk përgjigjem si ti, unë të largoj jashtë shtëpie”, tha Ejlli.

 

Nga ana tjetër, balerina dhe modelja e njohur theksoi se nuk e bëri këtë me qëllim dhe mendoi se do e merrte si një formë argëtimi.

“Ti më ke trajtuar shumë mirë. Nuk të bëra asnjë gjë. Ishe personi i parë që më është afruar”, tha Jori.

 

Luizi pas kësaj shtoi se nuk e meritonte një gjë të tillë e që nuk bën të hyjë askush në gjërat personale.

Të ngjashme