ShowBiz
JoJo Siwa deklaron se ka të dashurën ‘perfekte’
Demokracia
23:00 | 04 Shkurt 2021

Share:

JoJo Siwa është shumë e lumtur pasi foli haptazi se ishte pjesë e komunitetit LGBT.

Në paraqitjen e saj në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” ajo tregoi se si erdhi në përfundimin të flasë për ndjenjat e saj, shkruan Demokracia.com

“Isha duke bërë një video për TikTok në ‘Shtëpinë e Krenarisë’ dhe thash se kjo video do të më zbulonte”, tha ajo. “Nuk më intereson, është e vërtetë.  Unë kam të dashurën më perfekte, mrekullueshme dhe më të bukur në botë. Nuk është diçka për të cilën turpërohem, thjesht nuk e kam shfaqur ende në internet”.

Siwa tha se pati shumë spekulime për seksualitetin e saj, dhe se e dashura e saj ishte ajo që e shtyu të dilte para publikut dhe të tregonte të vërtetën.

“Pasi postova videon “Born This Way” në TikTok, isha duke komunikuar me të dashurën time, po flisnim për gjithë dashurinë që mu dhurua ng njerëzit edhe pse unë ende nuk kisha konfirmuar asgjë”, tha Siwa. “Thosha, unë dëshirojë të postoj foton me maicën me mbishkrimin ‘Best Gay Cousin Ever’, dhe ajo më suportoi duke më thënë, po bëje, dhe e bëra”.

Ajo theksoi se edhe pse e dinte se kjo nuk do të ishte e pranueshme nga të gjithë, ajo ishte shumë e entuziasmuar të shihte dashurinë që do merrte duke qenë vetvetja. /Demokracia.com

Shikoni intervistën e plotë më poshtë

Të ngjashme