ShowBiz
Johnny Depp: Mbyllesha në tualet për t’i shpëtuar dhunës nga Amber Heard
Demokracia
17:53 | 21 Prill 2022

Share:

Aktori Johnny Depp ka thënë se ka pasur raste kur mbyllej në tualet në mënyrë që të mund t’i shpëtonte dhunës së ish – gruas së tij Amber Heard.

Heard ka bërë një kundërpadi kundër ish-bashkëshortit të saj për 100 milion dollarë (76.6 milion £) në një çështje që aktualisht po mbahet në Virxhinia.

Depp, 58 vjeç, është aktualisht në gjykatë dhe u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me fëmijërinë e tij, si dhe marrëdhënien e tij me Heard.

Dhe sot (20 prill), ai pretendoi se mbyllej në banjë ose në ndonjë vend tjetër të cilin Heard nuk mund ta arrinte kur ajo zemërohej me aktorin.

Amber e ka akuzuar Johnny se e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht në shumë raste – diçka që ai nuk e ka trajtuar ende në detaje, përtej hedhjes poshtë të akuzave të martën.

58-vjeçari tha se vazhdimisht i thuhej se sa gabim ishte për aspekte të ndryshme të jetës së tij, duke përfshirë karrierën e tij 30-vjeçare të aktrimit.

“Nuk më lejuan të kisha të drejtë”, tha ai. “Nuk lejohej të thoja ndonjë gjë”.

Ai tha se dhuna pasonte shpesh, ndonjëherë me një shuplakë ose një shtytje nga Heard ose ajo duke i hedhur një telekomandë televizori ose një gotë verë në fytyrë.

“Kishte raste kur shkoja dhe mbyllesha në banjo ose në një vend ku ajo nuk arrinte dot”, tha ai.

“Pse qëndrova? Unë qëndrova mendoj sepse babai im qëndroi (me nënën time)… Unë nuk doja të dështoja”, tha ai.

“Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja”.

 

 

Të ngjashme