ShowBiz
Johnny Depp i refuzohet kërkesa kundër vendimit të gjykatës për sulmin ndaj ish gruas
Demokracia
13:08 | 25 Mars 2021

Share:

Johnny Depp i është refuzuar leja për të apeluar kundër një vendimi të Gjykatës së Lartë lidhur me akuzën, që ai sulmoi ish-gruan e tij Amber Heard.

Vitin e kaluar, aktori amerikan humbi çështjen e tij të shpifjes kundër botuesit të The Sun lidhur me një artikull që e etiketoi atë si “grua rrahës”, transmeton Demokracia.com

Depp kërkoi leje nga Gjykata e Apelit për të kundërshtuar vendimin.

Por të enjten, një gjykatës refuzoi aplikimin e tij dhe tha se apeli i tij nuk kishte “asnjë perspektivë të vërtetë suksesi”.

Artikulli i The Sun, botuar në prill 2018, ishte fokusi i një gjykimi tre-javor në korrik të vitit të kaluar.

Aktori paditi Neës Group Neëspapers (NGN)  botuesi i The Sun për akuzën se ai ishte i dhunshëm ndaj zonjës Heard, por gazeta pohoi se artikulli i saj ishte i saktë./Demokracia.com

Të ngjashme