Lajme
Joe Biden thotë se xhaxhai i tij mund të jetë ngrënë nga kanibalët gjatë Luftës së Dytë Botërore
Demokracia
19:31 | 23 Prill 2024

Share:

Joe Biden shokoi njerëzit kur tregoi se xhaxhai i tij mund të jetë ngrënë nga kanibalët, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një vizitë në Pensilvani, presidenti amerikan, tregoi për Ambrose J. Finnegan Jr., xhaxhain e tij, i cili shërbeu në Forcat Mbrojtëse Ajrore dhe sipas Biden, ishte zhdukur në Papua Guinea e Re. Trupi i xhaxhait nuk u gjet kurrë dhe Biden tha se mund ta kenë ngrënë kanibalët.

“Ata kurrë s’e gjetën trupin e tij. Kishte shumë kanibalë në Guinenë e Re”, u shpreh presidenti amerikan, referuar ishullit kryesor të vendit.

Sipas Pentagonit, xhaxhai i Biden, i njohur nga familjarët me nofkën “Bosie”, ndërroi jetë më 14 maj 1944, pasi ishte pasagjer në një avion të Forcave Mbrojtëse Ajrore të SHBA. Shkaqet e vdekjes janë “të panjohura”. Avioni u përplas me ujin, pasi pilotët dështuan që të merrnin kontrollin e avionit.

Deklarata e Biden, le të themi se mërziti dhe ofendoi kryeministrin e Papua Guinesë së Re, James Marape. Ai akuzoi Joe Biden për përçmim të kombit të Paqësorit Jugor, pas deklaratës. Marape, në një deklaratë, u shpreh: “Vërejtjet e presidentit Biden mund të kenë qenë si pasojë e një lapsusi, megjithatë, vendi im nuk meriton të etiketohet si i tillë. Lufta e Dytë Botërore nuk është një vepër e popullit tim, megjithëse ata u tërhoqën, duke mos dashur të shkaktonin konflikt”.

Ndërsa sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, u shpreh të premten se Biden po fliste në fakt për trimërinë dhe guximin e xhaxhait të tij dhe shumë anëtarëve të shërbimit amerikan, të cilët vunë në rrezik jetën e tyre. “Ai e merr këtë çështje shumë seriozisht. Xhaxhai i tij, i cili i shërbeu dhe mbrojti këtë vend, humbi jetën duke i shërbyer SHBA. Dhe kjo duhet të ketë rëndësi”, tha ajo.

Të ngjashme