Sport
Jo vetëm për Xabi Alonson, Liverpooli dhe Bayerni në garë edhe për një futbollist
Demokracia
10:15 | 27 Shkurt 2024

Share:

Liverpool dhe Bayern Munich janë duke rivalizuar njëra tjetrën për t’i siguruar shërbimet e Xabi Alonsos.

Trajneri spanjoll po bën shumë mirë te Bayer Leverkuseni dhe është në listën e dëshirave të bavarezëve dhe The Reds.

Si Bayern Munich ashtu edhe Liverpool do të mbesin pa trajnerët e tyre Thomas Tuchel dhe Jurgen Klopp në fund të sezonit, derisa dy gjigantët evropian kanë prioritet për t’i besuar frenat e skuadrës trajnerit spanjoll.

Megjithatë jo vetëm për Alonson, dy gjigantët evropianë janë në garë edhe për një futbollist dhe ai është Joao Palhinha i Fulham.

28-vjeçari ka vendosur të largohet në verë nga Fulham pasi dëshiron ta bëj një hap para në karrierën e tij dhe Liverpool e Bayern janë dy skuadrat favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

Gara mes dy skuadrave pritet të jetë e ashpër, derisa Fulham pretendon të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e mesfushorit portugez.

28-vjeçari këtë edicion në 28 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Të ngjashme