Sport
Jo vetëm eliminimi i turpshëm nga Liga e Kampionëve, Manchester United ka thyer rekorde të zeza këtë sezon
Demokracia
18:09 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Manchester United dështoi edhe ndaj Bayern Munich që ishte kualifikuar, duke humbur në shtëpi 1-0, gjë që shkaktoi eliminimin e tyre nga garat evropiane.

Bashkë me Bayern Munich tutje kaluan edhe Copenhagenit, ndërkohë Galatasaray do të zhvendoset në Ligën e Evropës, pasi zuri vendin e tretë.

Djajtë e Kuq deri më tani kanë humbur 12 ndeshje nga 24 të zhvilluara në të gjitha garat, nga Liga Premier te Liga e Kampionëve dhe Carabao Cup.

Pra të besuarit e Erik Ten Hag janë thyer në 50 për qind të dueleve të këtij sezoni, që është një shifër e frikshme.

“Djajtë e Kuq” kanë humbur 7 nga 16 ndeshjet e kampionatit, 4 nga 6 ndeshjet e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe një nga 2 ndeshje në Carabao Cup.

Pra 12 humbje, Manchester United regjistroi gjatë 62 ndeshjeve të sezonit të kaluar, që është një rënie e madhe në formë.

Skuadra kishte bërë më keq në histori vetëm në sezonin 1933/1934, kur përqindja e humbjeve ishte 61 për qind.

Tjetër rekord i zi është edhe pranimi i 15 golave në gjashtë ndeshjet e grupit në Ligën e Kampionëve, shifër që nuk e kishin pësuar kurrë më parë, jo vetëm Djajtë e Kuq, por asnjë ekip anglez në fazën e grupeve.

Pra situata te Manchester United vazhdon të jetë e keqe dhe stoli i Ten Hag ka filluar të lëkundët shumë së fundmi.

Të ngjashme