Lajme
Jo veç për Thaçin, Ministria e Drejtësisë s’po paguan as avokatët e të akuzuarve të tjerë
Demokracia
11:26 | 13 Shkurt 2024

Share:

Mbrojtja e Ismet Bahtijarit ka bërë kërkesë ndaj ministrisë së Drejtësisë që ta themelojë një komision për të shqyrtuar kërkesat e tyre për financim, por që sipas avokatit të Ismet Bahtijarit, ky komision nuk është takuar asnjëherë ndonëse kërkesa ka qenë e vazhdueshme.

Nga avokati Rich, u tha se ministria e Drejtësisë kërkoi që të shtyhet kjo çështje kjo për shkak të numrit të pjesëmarrësve që duhet të marrin në këtë komision.

“Mbrojtja e Januzit ka bërë kërkesë sipas kritereve të ministrisë së Drejtësisë, duhet të krijoj një komision për të i dhënë përgjigje brenda 10 ditësh, ne e kemi kërkuar vazhdimisht ministrisë së drejtësisë që ta trajtoj këtë çështje brenda 10 ditësh dhe më pas këtë e kemi bërë përmes një korrespodence ku ministria e Drejtësisë kërkoi që ta shtyjmë këtë çështje ndërkohë që do të zgjedhim çështjen e mungesës së numrit të duhur të personave që marrin pjesë në këtë komision”.

Ai tutje ka thënë se edhe pse kishin marrë premtim nga ministria se do të ketë takime, nuk ishin informuar më pas se këto takime kanë ndodhur.

“Na kanë dhënë disa data ku do të takohet ky komision, pastaj në çdo rast na është thënë se do të vonohen kjo do ka vazhduar gjatë gjithë dhjetorit, janarit dhe në javët e kaluara”.

“Ne jemi përpjekur që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe i kemi besuar që do ta zgjidhim këtë çështje, por në fakt kjo është kosto për ne është dështim. Sepse, edhe sot që jemi këtu ende nuk është mbajtur dhe ende nuk na është konfirmuar ndonjë vendim i ndonjë takim”.

Rich, ka ritheksuar edhe ligjin që është tek ministria e Drejtësisë për mbrojtjen e të akuzuarve, shkruan AP.

“Ligji mbi mbrojtjen dhe personave të akuzuarve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kërkon mbështetje tek Kosova që t’i mbështesë nga pikëpamja financiare të akuzuarit dhe kjo përmes legjislacionit dytësore të ministrisë së Drejtësisë. Ky ligj e pranon në hyrje të tij sakrificën dhe kontributin që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Mbrojtja tjetër e Bahtijarit, avokatja Gerry, e cila u lidh përmes video-lidhjes ka thënë se kërkon që kjo seancë të shtyhet deri në momentin derisa të sigurohet financim për ta.

“Unë jam online sot, për shkak se nuk kam financim”, ka deklaruar ajo duke shtuar se “në mungesë të një ekipi unë nuk jam në gjendje ta bëjë punën time”.

“Unë po përmbush obligimet e mija në një situatë shumë të pakëndshme financiare. Unë besoj se ju e kuptoni se sa vështirë është të përfaqësohet një individ pa financim”.

“Ne e kemi bërë një numër të kërkesave ndaj ministrisë së Drejtësisë, për t’i dhënë përgjigje çështjes sonë për financim. Ne i kemi njoftuar të gjithë se ka pasur problem me financim. Nuk kemi pranuar asnjëherë kërkesë që nuk do të marrim fondet, por më duket se ka nevojë të takohet ky komision dhe të na tregojë se për çfarë”.

“Aktualisht, unë nuk jam në gjendje që flas lidhur me financimin, por shpresoj se ekipi im do të financohet”.

Të ngjashme