ShowBiz
Jepen detajet, ja kush është banori i dytë i BBVK
Demokracia
21:31 | 08 Nëntor 2022

Share:

Projekti televiziv Big Brother VIP Kosova po vazhdon jehonën e tij duke i zbuluar në mënyrë interesante kandidatët e shtëpisë më të famshme në trojet shqipfolëse.

Përmes postimit të fundit në Instagram, audienca e gjerë e këtij formati që në Kosovë po organizohet për të parën herë, kanë mundësinë që t’ia qëllojnë se kush është banori apo banorja e dytë.

“Nuk po hyj single, qe 1 vit e gjysmë jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”.

Shprehni mendimet e juaja përmes komenteve në postimin e fundit të llogarisë zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram.

Big Brother VIP Kosova do të nisë shumë shpejt, rrugëtimin televiziv përmes ekraneve të Klan Kosovës dhe Artmotion.

Të ngjashme