ShowBiz
Jennifer Aniston i përgjigjet sfidës “pa makeup” pas dushit dhe rezultati na la pa fjalë
Demokracia
18:36 | 15 Janar 2022

Share:

Prej pak kohësh tashmë yjet e Hollywood po “sfidojnë” njëra-tjetrën me foto pa make up dhe pa filtra. Ky trend i ri tregon anën më “njerëzore” të VIP-ave, që për publikun e thjeshtë është diçka e panjohur.

E fundit që i është përgjigjur këtij trendi është Jennifer Aniston. Aktorja është konsideruar gjithmonë një ikonë e padiskutueshme e bukurisë, aq sa vështirë të besohet se ka mbushur moshën 52-vjeçare.

Që nga koha kur luante tek Friends e deri më sot duket se nuk ka ndryshuar fare (përveç modelit të flokëve) dhe vazhdon të magjepsës publikun me shkëlqimin e saj. Së fundmi ajo ka dhënë edhe një dëshmi tjetër qëe nuk e ka humbur sharmin për të cilin është dalluar gjithmonë: në rrjetet sociale ajo ka shpërndarë një foto të mrekullueshme ku duket natyrale.

Aktorja ndoqi trendin e selfie-ve pa grim, duke e vendosur veten në plan të parë pasi bëri dush, ndërsa ende kishte peshqir të mbështjellë rreth trupit. Aniston dukej me flokët krejt të ngatërruara prej lagështisë së dushit, pa fondatinë, pa buzëkuq apo laps sysh dhe lëkura e saj gjithsesi dukej mjaft e freskët. Përveç kësaj Jennifer nuk kishte asnjë rrudhë duke sfiduar kështu vajzat në të njëzetat.

Të ngjashme