Lajme
Javën e kaluar Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba, hoqi 22 patentë shoferë e konfiskoi 5 vetura
Demokracia
09:59 | 27 Maj 2024

Share:

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar mbi 1 mijë e 500 gjova kundërvajtëse, ka hequr 22 patentë shofër dhe ka konfiskuar 5 vetura.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 31 aksidente dhe në disa prej tyre janë lënduar 23 persona.

Komunikata e plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 20-26/05/2024 ka shqiptuar 1515 gjoba kundërvajtëse, ka hequr 22 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe janë konfiskuar 5 vetura .

Ndërsa, janë raportuar 31 aksidente, prej tyre :

-Aksidente me lëndime, 15

Persona të lënduar, 23

-Aksidente me dëme materiale, 16

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme
Lajme • 17 Qershor 2024