Sport
Java e 21-të në Superligën e Kosovës përmbyllet sot me dy ndeshje interesante në Mitrovicë dhe Klinë
Demokracia
09:36 | 23 Shkurt 2023

Share:

Java e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot (e enjte) me dy ndeshjet e fundit.

Ballkani viziton Mitrovicën për t’u ballafaqur me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta”, shkruan Demokracia.com.

89-shi vjen pas disfatës në udhëtim nga Llapi (2:1), ndërsa Ballkani synon pikët e plota dhe njëherit ta regjistrojë ndeshjen e dhjetë pa humbje.

Duel tjetër interesant zhvillohet në Klinë. Dukagjini i bën “konak” Llapit në ndeshjen direkte për vendin e katërt në renditjen tabelore.

Stadiumi “18 Qershori” është arenë e kësaj përballje.

Dy përballjet në fjalë zhvillohen me fillim nga ora 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme