Sport
Jashanica konfirmon qëndrimin te Ballkani
Demokracia
14:09 | 15 Qershor 2021

Share:

Njëra nga skuadrat më të organizuara në vitet e fundit FC Ballkani, për dallim nga herët e kaluar këtë afat kalimtar po duket paksa më e heshtur, shkruan Demokracia.com.

Portokallinjtë ende nuk janë përcaktuar për trajnerin që do t’i prijë skuadrës në edicionin e ri, derisa deri tash nuk kanë bërë ende ndonjë afrim të madh.

Gjithsesi, lajmi i fundit i mirë është se mbrojtësi me përvojë Bajram Jashanica, do të mbetet edhe për një edicion pjesë e skuadrës nga Theranda dhe se largimi mund të ndodhë vetëm nëse vjen ndonjë ofertë jashtë vendit.

Lajmin e ka konfirmuar vet Jashanica për Demokracia.com.

“Jam nën kontratë edhe për një vit me Ballkanin dhe se largimi mund të ndodhë vetëm për ndonjë ofertë jashtë vendit”, ka thënë Jashanica, i cili është duke i shijuar pushimet pasi deri tash ishte i grumbulluar me ekipin kombëtar të Kosovës për dy ndeshjet që i zhvilloi në Antalia kundër Guinesë e Gambisë.

Jashanica iu bashkua Ballkanit pas një aventure shumë të suksesshme që e kishte te Skënderbeu në Shqipëri. /Demokracia.com

Të ngjashme