Lajme
Janë përdorur edhe sondat e zërit, nuk ka të lënduar nga orteku i borës në Brezovicë
Demokracia
14:47 | 10 Shkurt 2022

Share:

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka dhënë detaje tjera për Demokracia.com lidhur me ortekun e borës që ndodhi sot në Brezovicë.

“Sipas informatave që kemi deri më tani nuk ka të lënduar e as të zhdukur nën borë. Policia ka njoftuar Njësinë e Shpëtimit-Kërkimit të FSK-së dhe ekipet e policisë janë atje dhe po provojnë të ngjiten në vendin ku ka rënë orteku”, ka thënë Veseli.

Sipas burimeve të Demokracia.com, mësohet se një pjesëtar i FSK-së ka qëlluar në momentin e rënies së ortekut dhe i ka përdorur sondat e zërit për të detektuar nëse ndonjë skitar ka mbetur i ngujuar nën borë. /Demokracia.com/

Skitarët nuk i përfillën paralajmërimet për ortekun që ndodhi sot në Brezovicë

 

 

 

Të ngjashme