Lajme
Skitarët nuk i përfillën paralajmërimet për ortekun që ndodhi sot në Brezovicë
Demokracia
14:34 | 10 Shkurt 2022

Share:

Një ortek bore ka ndodhur sot në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Orteku ishte paralajmëruar më 3 shkurt nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kishte theksuar se pas reshjeve të fundit të borës të përcjella me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e ortekëve.

SHKSHMK në një postim në Facebook u kishte bërë thirrje qytetarëve që të mos skijojnë jashtë shtigjeve të skijimit.

Policia e Kosovës për Demokracia.com konfirmoi se nuk ka të lënduar nga ky ortek. /Demokracia.com/

Të ngjashme