Sport
Ja si duket stadiumi ku Ballkani do të ndeshet me Zalgirisin në Lituani
Demokracia
09:46 | 21 Qershor 2022

Share:

Ballkani për herë të parë në histori të tij do të luajë në Ligën e Kampionëve pasi edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Suhareka pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për kundërshtar në rrethin e parë të Champions Leages do ta ketë skuadrën lituaneze Zalgiris.

Edhe pse nuk njihet si një skuadër shumë e suksesshme në garat ndërkombëtare, gjithsesi Zalgiris cilësohet si një rival i fortë për kampionët e Kosovës.

Ndeshja e parë luhet ën Prishtinë ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet në Vilnius.

Për dallim nga takimi i parë ku stadiumi i Prishtinës ofron kushte më të mira, stadiumi në Vilnius është shumë më i vogël me një kapacitet prej 5 mijë ulëseve.

Ballkani dhe Zalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani

Më poshtë mund t’i shihni disa foto sesi duket stadiumi i Zalgirist.  /Demokracia.com

Të ngjashme