Ekspertët e shëndetit thonë se kanë zbuluar një sekret të ri kundër plakjes. Pirja e tre filxhanëve çaj në ditë mund të zgjasë jetën tuaj, sipas një studimi nga Sichuan University, i publikuar në website-n The Lancet Regional Health.
Ata u pyetën nëse pinin çaj të zi, jeshil apo çaj tradicional kinez, si dhe sa filxhanë pinin çdo ditë.
Ata llogaritën moshën biologjike të secilit pjesëmarrës duke përpiluar përqindjen e yndyrës trupore, kolesterolin dhe presionin e gjakut. Studiuesit ishte thjesht “vëzhgues”, por ata mundën të provonin nëse pirja e çajit ngadalëson apo jo procesin e moshimit.
Konsumatorët e çajit treguan shenja më të ngadalta të plakjes. Shumica e këtyre njerëzve ishin burra që ndiqnin një dietë të shëndetshme ushqimore, konsumonin alkool dhe kishin më pak gjasa të përjetonin ankth dhe pagjumësi.
Ata besojnë se polifenolet, substanca bioaktive që gjenden në çajra ndikojnë në shëndetin dhe bakteret e zorrëve dhe luajnë rol në rregullimin e sistemit imunitar, metabolizmit dhe funksionit njohës.
“Studimet tregojnë se konsumimi i çajit mund të mbrojë kundër sëmundjeve të lidhura me moshën, si edhe sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, demenca dhe disa lloje kanceri. Konsumimi i çajit është i lidhur edhe me rrezik më të ulët të vdekshmërisë,” shtuan ata.
Tani që e mësuat sekretin e moshimit më të ngadaltë, shtoni një filxhan çaj në përditshmërinë tuaj!