Sport
Ja në çfarë ore do të paraqitet nesër Loriana Kuka në Tokio 2020?
Demokracia
12:28 | 28 Korrik 2021

Share:

Kosova tashmë ka fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke bërë kështu që bota të flasë për vendin tonë.

Të gjithë kishin shpresuar në një paraqitje të mirë të xhudisteve tona dhe në medalje, por pakkush kishte besuar se do t’i kemi dy të arta, por ja që këtë e arritën Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, shkruan Demokracia.com

Megjithatë, kosovarët tash po e presin edhe medaljen e tretë.

Është xhudistja Loriana Kuka, e cila do të prezantohet nesër në orët e hershme të mëngjesit në Tokio 2020.

Xhudistja Kuka, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, garon në kategorinë -78 kg.

Loriana ka kaluar formë shumë të mirë në garat e fundit, andaj edhe më të drejtë pritet që të arrijë tek zona e medaljeve. Garën e parë Loriana Kuka do ta ketë në orën 04:00 të datës 29 korrik. /Demokracia.com

Të ngjashme