Lifestyle
Ja cila është temperatura më e lartë që trupi i njeriut mund të përballojë
Demokracia
16:54 | 01 Gusht 2021

Share:

Me ndryshimet klimatike që kanë shkaktuar një rritje globale të temperaturave, vapa ekstreme ka filluar të jetë gjithnjë e më shumë një rrezik për jetën. Trupi i njeriut është disi “elastik”, por deri në një kufi të caktuar.

Mirëpo cila është temperatura më e lartë që një njeri mund të përballojë?

Sipas një studimi në vitin 2020 të publikuar në revistën Science Advances, temperatura maksimale është 35 gradë Celsius e matur nga një wet-bulb. Temperatura wet-bulb nuk është e njejtë me temperaturën e ajrit që shihet në parashikimet e motit në TV. Ajo matet nga një termometër që është i mbuluar nga një veshje pak e njomur, për të marrë parasysh lagështinë e ajrit.

Kjo bëhet sepse sa më shumë ujë të ketë në ajër, aq më e vështirë bëhet për djersën që të avullojë nga trupi dhe ta mbajë të freskët atë.

Nëse temperatura e ajrit është 46.1 gradë Celsius dhe lagështia është në nivelet 30%, temperatura wet-bulb është 30.5 gradë. Mirëpo nëse temperatura e ajrit është 39 gradë Celsius dhe lagështia 77%, temperatura wet bulb është 35 gradë.

Arsyeja se pse njerëzit nuk mund të mbijetojnë në temperatura të larta dhe lagështi të madhe është mosrregullimi i temperaturës interne. Në këtë pikë trupi bëhet hipertermik dhe jep rrahje të shpejta të zemrës, mungesë të djersitjes dhe mund të çojë deri në koma.

Të ngjashme