Lajme
Izraeli: Pengjet e vrara nga ushtria në Gazë kanë mbajtur flamuj të bardhë
Demokracia
14:37 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Tri pengjet izraelite që janë vrarë gabimisht në Gazë prej ushtrisë së Izraelit, kanë qenë duke mbajtur një flamur të bardhë, sipas një hetimi fillestar për incidentin.

Incidenti ka ndodhur në një zonë të luftimeve intensive, ku operojnë militantë të Hamasit, kanë thënë zyrtarë të ushtrisë izraelite.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Një ushtar i ka parë pengjet disa metra larg prej zonës, ku ka qenë e pozicionuar ushtria.

“Ata kanë qenë pa bluza dhe kanë mbajtur në duar një copëz të bardhë. Ushtari është ndjerë i kërcënuar dhe ka shtënë me armë. Ai ka deklaruar se ata janë terroristë, dhe ushtarët tjerë kanë shtënë me armë, po ashtu”, ka thënë ky zyrtar ushtarak.

Burri i tretë është plagosur dhe është dërguar në një qendër të afërt, ku ka bërë thirrje për ndihmë, në gjuhën hebreje.

“Komandanti i batalionit ka kërkuar menjëherë ndalje të luftimeve, mirëpo ndërkohë janë nisur sulme tjera dhe personi i tretë ka vdekur”, ka shtuar mes tjerash ai.

Ushtria i ka identifikuar tri pengjet si Yotam Haim dhe Alon Shamriz, të marrë peng prej komunitetit Kfar Aza, dhe Samer Talalka, të marrë peng prej komunitetit Nir Am./REL

Të ngjashme