Lajme
Izraeli nis hetimet për rastet e dyshuara të përdhunimeve nga Hamasi
Demokracia
09:35 | 18 Nëntor 2023

Share:

Policia izraelite është duke përdorur prova mjekoligjore, pamje nga kamerat, dëshmi të dëshmitarëve dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve për të dokumentuar rastet e përdhunimeve në mes të sulmeve të Hamasit, më 7 tetor.

Autoritetet thonë se sipas dëshmitarëve gratë dhe vajzat e kapur u brutalizuan seksualisht, si dhe u torturuan fizikisht e më pas edhe u vranë, shkruan CNN.

Kryeinspektori i policisë, Dudi Katz, tha se oficerët kanë mbledhur më shumë se 1,000 deklarata dhe më shumë se 60 mijë videoklipe në lidhje me sulmet që përfshijnë llogari nga njerëz që raportuan se kishin parë gra të përdhunuara.

Ai shtoi se hetuesit nuk kanë dëshmi të dorës së parë dhe nuk është e qartë nëse ndonjë viktimë e përdhunimit ka mbijetuar. Rreth 1200 izraelitë u vranë dhe të tjerë u plagosën atë ditë në fshatrat dhe fermat pranë Gazës kur militantët e Hamasit goditën përtej kufirit në sulme të koordinuara, duke marrë më shumë se 240 pengje.

Më shumë se 11 mijë palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Komisioneri i policisë Shabtai Yaakov tha se hetimi potencialisht mund të çojë në ndjekje penale, por tani për tani, dokumentacioni është misioni kryesor.

Të ngjashme