Lajme
​Izraeli dhe Hamasi janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi”
Demokracia
11:27 | 21 Nëntor 2023

Share:

Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, ka pohuar shefi i Hamas-it, duke rritur shpresat se pengjet që mbahen brenda Gazës mund të lirohen.

Ismail Haniyeh tha në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes se Hamasi ka dhënë përgjigjen e tij ndaj ndërmjetësve të Katarit, të cilët mendohet se po punojnë për marrëveshjen.

Në deklaratë nuk dhanë më shumë detaje, por një zyrtar i Hamasit i tha Al Jazeera TV se negociatat ishin të përqendruara në kohëzgjatjen e armëpushimit, marrëveshjet për dërgimin e ndihmës në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë.

Të dyja palët do të lirojnë gratë dhe fëmijët dhe detajet do të njoftohen nga Katari, tha një zyrtar.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Izraeli për statusin e përpjekjeve të negociatave për të siguruar lirimin e 240 pengjeve të kapura gjatë sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor, ku vranë rreth 1200 njerëz. Shumica e pengjeve janë civilë izraelitë, disa prej tyre fëmijë të vegjël, dhe të moshuar.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, burime nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik – të cilët gjithashtu morën pjesë në sulmet e 7 tetorit – kanë konfirmuar gjithashtu se grupet e tyre kishin rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje armëpushimi.

Sipas marrëveshjes, midis 50 dhe 100 pengje civilë dhe të huaj izraelitë do të liroheshin, por jo personeli ushtarak. Në këmbim, rreth 300 palestinezë do të liroheshin nga burgjet izraelite, mes tyre gra dhe fëmijë.

Bisedat për një marrëveshje të afërt pengjesh kanë qarkulluar për ditë të tëra./Daily Mail

Të ngjashme