Lajme
Izraeli beson se 137 pengje mbeten në Gaza, tha zyra e kryeministrit për CNN
Demokracia
16:48 | 10 Dhjetor 2023

Share:

Numri i njerëzve që Izraeli konsideron se mbahen peng në Gaza mbetet në 137 – nga të cilët 117 mendohet të jenë gjallë, ndërsa 20 besohet të jenë të vdekur, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën për “CNN”.

Izraeli ende i konsideron pengje të shpallurit të vdekur, si Sahar Baruch, vdekja e të cilit u njoftua të shtunën, tha zyra e kryeministrit.

Është e paqartë se si vdiq 25-vjeçari, por Hamasi pretendon se Baruku u vra të premten në mëngjes gjatë një operacioni të dështuar shpëtimi izraelit.

IDF nuk ka komentuar mbi këtë pretendim.

Të ngjashme