Lajme
Iu nënshtrua operacionit, Papa Françesku në gjendje të mirë, mjeku: Është vigjilent dhe bën shaka
Demokracia
08:59 | 08 Qershor 2023

Share:

Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni në zorrë një ditë më parë.

Mediet italiane bëjnë me dije se ai ka kaluar një natë të qetë pas operacionit që zgjati 3 orë në spitalin Agostino Gemelli në Romë.

Mjekët thanë se Papa kishte “reaguar mirë pas operacionit” se ishte “vigjilent dhe i ndërgjegjshëm” dhe nuk kishte harruar të bënte as shaka.

Drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni tha: “Papa Françesku është vigjilent dhe i vetëdijshëm dhei falënderon të gjithë për mesazhet e shumta që i mbërritën menjëherë”.

Të ngjashme