Auto&Tech
Italia bllokon TikTok për shkak të vdekjes aksidentale të një vajze 10 vjeçare
Demokracia
11:25 | 23 Janar 2021

Share:

Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një vajze 10-vjeçare e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një “sfidë ndërprerjeje” në TikTok, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Hetimi erdhi ndërsa Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht hyrjen në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të provohej përfundimisht.

Sipas termave dhe kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç.

Vajza vdiq në një spital të Palermos pasi u zbulua të mërkurën nga motra e saj pesë-vjeçare në banjën e familjes me telefonin e saj celular, i cili u konfiskua nga policia.

TikTok, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, tha të premten se nuk kishte arritur të identifikonte ndonjë përmbajtje në faqen e saj që mund të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë të tillë, por po ndihmon autoritetet në hetim mbi “nxitjen e mundshme të vetëvrasje ”.

“Siguria e komunitetit TikTok është përparësia jonë absolute, për këtë motiv nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon ose glorifikon sjelljen që mund të jetë e rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Të ngjashme