Lajme
Itali: Shqiptarët e rrahin një 60-vjeçar, ai kërkoi të marrë hak por bie në “kurth”
Demokracia
16:57 | 26 Prill 2022

Share:

Një i ri shqiptar, i ndihmuar edhe nga shokët e tij, e ka rrahur një 60-vjeçar.

Burri është goditur me një shishe qelqi, duke u lënduar në hundë.

Siç raporton Abcnews.al, zënka ka ndodhur përpara një lokali në Corso Matteotti në Pergola (provinca e Pesaro-Urbino).

60-vjeçari kishte kërkuar të marrë hak por kishte rënë në “kurth”.

Të nesërmen në mëngjes, ai u pa rreth qendrës historike të Pergolas me një shkop në dorë.

Shqiptarët e kanë parë dhe e kanë lajmëruar te karabinierët për të shmangur përplasje tjetër.

Burri nga Sardenja u identifikua dhe u arrestua nga karabinierët.

Ndaj tij u vendos masa detyrim paraqitje, përcjell Klankosova.tv.

Të ngjashme