Lajme
Ismaili: U dëshmua se VV-ja ka bashkëpunim të fshehtë me Listën serbe, Kurti e Kusari të japin përgjegjësi
Demokracia
10:37 | 13 Korrik 2023

Share:

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili në një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas përgjimeve të publikuara ku dëgjohet shefja e Grupit parlamtar të VV-së Mimoza Kusari-Lila duke e quajtur Ismailin “idiot patetik”.

Ismali tha se me publikimin e përgjimeve dëshmohet se VV-ja ka bashkëpunim të fshehtë me Listën serbe.

“Dëshmohet se ky pushtet është koordinuar me një njeri të kërkuar nga PK dhe ndodhet në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radiojiçiqi. Dëshmohet bashkëpunimi i fshehtë i VV-së me Listën serbe kur dihet se kryeministri Kurti ka deklaruar si në të kaluarën se as s’kanë koalicion as s’kanë bashkëpiunim. Dëshmohet se mendësia e këtij pushteti se në çfarëdo rasti përqesh dhe denigron veprën e UÇK-së por kësaj herë para përfaqsuesit të Milan Rdojiçiqit duke u ankuar për veterantët dhe kërkesat e tyre. Bisedat me bandat në veri me shefen e GP të VV-së, nuk sjellin asnjë përfitim për qytetarët. Por ka një përfitues, bandat në veri”, tha Ismaili.

Ai tha se kryeministri Kurti dhe Kusari-Lila duhet të japin llogari.

Të ngjashme