Lajme
Ismaili i reagon Nagavcit për masterin: E kreva për 2 vjet, iu thosha që keni me m’lypë
Demokracia
08:43 | 22 Shtator 2022

Share:

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas raportimit të Demokracia.com se ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i janë dashur afro 8 vjet për ta përfunduar masterin.

Ai tha se në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje i kishte veç 16 ulëse në kuvend nisi masterin në mënyrë online në Aberdeen të Skocisë dhe e kreu atë për 2 vjet me notë mesatare afro 8.

“Qeky gjyks, në 2014, përveç se i grahi kompanisë së tij, Karrota, pa u ndalë, nisi punën të shtunave si ligjërues, i humbi 60 kg (që për dikë është punë me orar të plotë), filloi masterin online në Aberdeen të Skocisë edhe u ba deputet në llugën më të madhe kur Lëvizja mezi i kish veç 16 ulëse, e e shetitshin prej proteste në burg, prej burgu në gjykatë, prej gjykate në arrest shtëpiak”, ka shkruar Ismaili.

Më tej, ai iu drejtua përkrahësve të VV-së me fjalët “thosha që keni me m’lypë. Drague s’lind. Bahesh, o piliqa”.

LEXO EDHE:

SKANDALOZE| Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri 10 vjet që t’i kryejë studimet master me notë mesatare 6.46

Të ngjashme