Sport
Islanda dhe Shqipëria asnjëherë s’janë ndarë në “paqe”, ky është bilanci në shtatë takimet e ndërsjella
Demokracia
14:43 | 06 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja shqiptare e futbollit sonte e nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” kanë punë me kombëtaren e Islandës në kuadër të grupit 2 të Ligës B sonte me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.

Islanda dhe Shqipëria nuk janë kundërshtarë të panjohur. Ata janë takuar shtatë herë në total deri më tani.

Islandezët kanë bilanc më të mirë me katër fitore, kurse një ju ka takuar “kuqezinjve”, derisa asnjëherë nuk janë ndarë në “paqe”.

Takimin e fundit në vitin 2019 e ka fituar Shqipëria 4:2 në takimin kualifikues për Kampionatin Evropian.

Përballja mes Islandës dhe Shqipërisë luhet në stadiumin “Laugardalsvollur” në Reykjavik./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024