ShowBiz
Ishte ndaluar të hynte në Britani pas sulmit ndaj Rihannas, Chris Brown rikthehet për një performancë pas 12 vitesh
Demokracia
12:38 | 02 Korrik 2022

Share:

Chris Brown është rikthyer në një skenë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pas 12 vitesh, pasi iu refuzua hyrja në vend që nga viti 2010.

Këngëtari, 33-vjeçar, u shpall si një nga artistët kryesor performues në festivalin “Wireless” dhe ai po ashtu interpretoi në Londër këtë javë në “Crystal Palace Park”.

Vjen më shumë se 10 vjet pasi iu ndalua hyrja nga Britania e Madhe, pas sulmit të supozuar ndaj ish të dashurës së tij, Rihannas.

Foto: PA

Chris u shfaq me një palë xhinse blu dhe zgjodhi një triko të përshtatshme ngjyrë rozë.

Shfaqja në “Wireless” e yllit të popit vjen më shumë se një dekadë nga kur ai dyshohet se sulmoi të dashurën e tij të atëhershme, Rihannan, në një festë “Grammy” në vitin 2009.

Më herët u raportua se reperit i ishte refuzuar viza për hyrje në Britaninë e Madhe për shkak të kryerjes së një vepre penale të rëndë.

Foto: PA

Një zëdhënës i ‘Home Office’ kishe thënë në atë kohë në rrjetet sociale: “Ne kemi të drejtën për të refuzuar hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar për këdo që është fajtor për një vepër të rëndë penale. Siguria publike është një nga shqetësimet tona kryesore”.

Fansat dyshuan se ndalimi ishte hequr pasi Chris bëri një paraqitje surprizë në skenë gjatë shfaqjes së Wizkid në O2 Arena të Londrës në nëntor të vitit të kaluar.

Foto: PA

Riri në anën tjetër tashmë është në një romancë dashurie me ASAP Rocky, me të cilin ka edhe një fëmijë.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024