Lajme
Ishte i vetmi që erdhi, Presidentit të Shqipërisë nuk ia japin as fjalën
Demokracia
22:07 | 17 Shkurt 2024

Share:

Organizimi i 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk ka kaluar pa skandal.

I vetmi personalitet me post të lartë që erdhi në Kosovë ishte Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Asnjë i ftuar special nuk erdhi në Republikën e Kosovës në këtë përvjetor historik, që po përballet me sanksione ekonomike dhe politike nga Bashkimi Evropian, shkruan Demokracia.com.

Por, presidenti Begaj që erdhi për të nderuar Kosovën dhe popullin e saj, nuk mori nderimin e njëjtë nga institucionet e Kosovës, drejtuesit e të cilave uzurpuan të gjitha rastet kur duhej të mbaheshin fjalimet.

Në pritjen shtetërore të organizuar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca, të vetmit ata kanë mbajtur fjalime.

Në këto fjalime, Osmani, Kurti dhe Konjufca vetëm e kanë përshendetur z. Begaj për prezencën e tij së bashku me Zonjën e Parë.

Shënimi i 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mund të konsiderohet më i dobëti i organizuar ndonjëherë nga institucionet e Republikës së Kosovës, si Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që drejtohen nga Osmani, Kurti e Konjufca.

Në mungesë të të ftuarve specialë, të ndonjë personaliteti që ka kontribuar në çështjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Osmani, Kurti dhe Konjufca kanë mbajtur fjalime në çdo organizim.

Në fjalimet e tyre të mërzitshme, nuk munguan as nderimet e vazhdueshme për njëri-tjetrin. /Demokracia.com/

Shiko videon këtu:

VIDEO | “E nderuar znj. Osmani”, “I nderuar z. Kurti”, “I nderuar z. Konjufca” | Iu shkoi manifestimi i pavarësisë me nderime për njëri-tjetrin, asnjë mysafir special nuk erdhi në Kosovën që e izoluan

Të ngjashme