Lajme
Ishin në kundërshtim me rregullat për ndeshjen Kosovë – Izrael, dy persona shoqërohen në stacion të policisë
Demokracia
21:06 | 12 Nëntor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona i ka shoqëruar në stacionin policor, për shkak se kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për të hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri” për lojën mes Kosovës dhe Izraelit.

Këtë për Klankosova.tv e bën të ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, duke shtuar se njësitet relevante, po vazhdojnë angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit.

“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherësh vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme