Kuriozitete
Ishin me pushime, dy vajza gjenden të vrara me plumb në kokë në dhomën e hotelit
Demokracia
09:25 | 27 Shtator 2023

Share:

Dy vajza u vranë në Brazil pak orë pasi shkuan në një hotel për pushime. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një kurth.

Ewellyn Hansen, 30 vjeçe dhe Jessica Cassandra Pereira da Silva, 19 vjeç, sapo kishin shkuar në hotelin e tyre në Alagoas mëngjesin e 16 Shtatorit kur u qëlluan me armë në kokë.

Policia dyshon se ato u futën në kurth dhe se vrasja ishte e paramenduar. Brenda dhomës në hotel, hetuesit gjetën disa kanaçe birre, marijuanë dhe gjurmë gjaku.

“Ajo çfarë dimë është që hynë në mëngjes në dhomë dhe njëra prej tyre njihte një prej të dyshuarve”, tha Talita Aquino, nga departamenti i Vrasjeve dhe Mbrojtjes së Individëve.

Paraprakisht autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar, që u larguan me një makinë me targa të falsifikuara, shkruajnë mediat e huaja.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024