Sport
Ish-ylli i Man United, Chicharito e tepron me “aktrimin” në një ndeshje futbolli
Demokracia
10:49 | 01 Shtator 2022

Share:

Ish-futbollisti i Manchester United, Javier Hernandez është kritikuar shumë për një nga simulimet që bëri në një ndeshje në futbollin amerikan në ndeshjen LA Galaxy – Toronto.

Chicharito kishte një debat verbal fillimisht me disa kundërshtarë të tij derisa në një moment filloi të bërtiste sikur të ishte sulmuar, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.

Më pas, Javier Hernandez ra në tokë duke e ekzagjeruar situatën, me qëllim që kundërshtari të ndëshkoj me karton.

Pamjet e momentit janë bërë virale në rrjetet sociale me Hernandezin që u bë objekt i talljes.

PAMJET:

Të ngjashme