Sport
Ish-trajneri i Real Madridit gati t’i thotë “PO” Milanit
Demokracia
13:03 | 14 Prill 2024

Share:

E ardhmja e Stefano Pioli-t në drejtim të Milan-it ka shumë mundësi të vendoset të enjten në mbrëmje, nata kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit të çerekfinaleve të Europa League.

Nëse nuk do të arrijë të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në San Siro tri ditë më parë kundër Roma-s, trajneri emilian i Milan-it mund të shkarkohet në fund të sezonit, pavarësisht se ka edhe një vit në kontratë.

Por kush do të merrej në vendin e tij? Sipas “Corriere dello Sport”, një nga emrat është Julen Lopetegui.

Milan-i është takuar dy herë me trajnerin spanjoll dhe duket se bëhet fjalë për diçka serioze, pavarësisht se klubi nuk i ka bërë akoma një ofertë zyrtare trajnerit.

Kontaktet e para kanë nisur dy muaj më parë dhe Lopetegui, i cili pa ekip pas largimit nga Wolves, duke se ka dhënë miratimin e tij për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Të ngjashme