Lajme
Ish-ministrja e AAK-së duartroket vendimin e qeverisë Kurti për targat
Demokracia
19:05 | 28 Tetor 2022

Share:

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përshëndetur vendimin e qeverisë në shtyrjen e implementimit për targat.

Haradinaj- Stublla në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo ishte kërkesë e aleatëve amerikan dhe se pjekuria Pjekuria politike e Kosovës dhe në këtë situatë delikate, pasi sipas saj, kjo e la Serbinë duarthatë.

“Kosova si gjithnjë – po dëshmohet si faktor stabiliteti e paqeje në Ballkan”, tha Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë:

E duartrokas Qeverinë e Kosovës për kreativitetin e treguar në shtyerjen e implementimit për targat – siç e kërkuan aleatët amerikanë.

Pjekuria politike e Kosovës dhe maturia e treguar në këtë situatë delikate, e la Serbinë duarthatë – e cila investonte në incidente me shpresën e shpërthimit të një tensioni më të përshkallëzuar.

Kosova si gjithnjë – po dëshmohet si faktor stabiliteti e paqeje në Ballkan.

Të ngjashme