Lajme
Ish-ministri i Jashtëm: Është e mundshme që Kosova ka blerë edhe raketa anti-tank nga Turqia
Demokracia
15:11 | 23 Janar 2024

Share:

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se Kosova ka shumë mundësi që, para raketave anti-tank Javelin nga ShBA-ja, të ketë blerë sistemin anti-tank turk ‘Karaok’.

Në një postim në platformën ‘X’ të martën, Selimi ka deklaruar se Kosova mund të ketë blerë edhe sistemet turke të mbrojtjes ajrore ‘Korkut’.

“Blerja e qindra sistemeve raketore Javelin nga SHBA-ja në Kosovë, e bëri atë një lajm global, por është shumë e mundur që Kosova të ketë blerë më parë sistemin antitank turk Karaok, si dhe sistemet turke të mbrojtjes ajrore Korkut”, tha sot Selimi.

Ai tha se për këtë ka publikime në platformën Reddit. Tha se megjithatë nuk ka asgjë të konfirmuar.

“E përsëris, këto janë vetëm thashetheme në forumet e Reddit-it. Duket se disa mund të kenë ngatërruar Karaokun turk me sistemet Omtas. Ushtria e Kosovës me siguri ka blerë ose do t’i blejë të dyja sistemet raketore antitank Javelin dhe Omtas”, tha ai.

Të ngjashme