Lajme
Ish-ministri i Drejtësisë: Unanimiteti i votës jep siguri në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit
Demokracia
21:45 | 07 Prill 2022

Share:

Ish-ministri i drejtësisë, Selim Selimi, ka deklaruar se nuk e kupton se si të gjithë ata që po kritikojnë procesin e zgjedhjes se kryeprokurorit të shtetit, kanë problemi me procesin, por jo edhe me rezultatin, pra Blerim Isufaj.

Ai në Debat Plus te Ermal Panduri deklaroi se problemi i procesit është në definimin e çështjeve abstrakte.

“Unë një gjë nuk po e kuptoj. Si mundet askush të mos ketë problem me rezultatin, në këtë rast rezultati është Blerim Isufaj, e të ketë problem problem me procesin. Nëse procesi si i tillë ka nxjerrë një rezultat që është Blerim Isufaj dhe rezultatin nuk është kontestues as për shoqërinë civile dhe as ambasadat”, tha ai.

“Problemi te procesi është në definimin e disa qeshjeve që janë abstrakte si p.sh. integriteti. Integriteti është thënë edhe nga shoqëria civile, procesi nuk ka pasur integritet. Dhe cilat janë ata mekanzimat matës që shoqëria civile ka konkuilduar thënie që i ka munguar integriteti. A ka qenë mungesa e transparencës”, shtoi ai.

Sipas Selimit unanimiteti i votës nga anëtarët e KPK-së, atij i jep siguri rreth procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.

“Çështja e ekspozeve e që i kanë shkruar kandidatët prokuror ka qenë problematike, besoj që nuk është e jona me e vlerësu sepse e kanë vlerësu profesionistët edhe i kanë dhënë pikët. Edhe kjo po të kishte qarje mes atyre profesionistëve unë do te thosha se vlerësimi është i kontestueshëm. Por, unanimiteti i votës mua më jep siguri që ata 11 që kanë votu kanë qenë mjaftueshëm të kënauqur me vlerësimin e bërë”, deklaroi ai.

Ai ka shtuar se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit nuk mund të kthehet në pikën zero për shkak të mungesës së shkathtësive të buta.

“Sa i përket intervistës edhe sjelljes në intervistë, sipas informatave thuhet se me disa janë sjellë më butë, me disa më vështirë, unë nuk kam një bazë për ta pas një konkludim rreth kësaj çështje, sepse mendoj që mungesa e shkathtësive të buta të intervistuesve nuk është një çështje që mund ta përmirësojmë me kthimin e procesit në pikën zero”, deklaroi ai.

Selimi ka vlerësuar transparencën e KPK-së të bërë gjatë këtij procesi.

“Gjithashtu mendoj që kjo transparencë që është bërë nga KPK-ja këtë herë e ka nisë këtë debat, po edhe ndryshimi i KPK-së në përzgjedhje dhe uninimateti i votës tregon që aspekti juridiko formal është plotësuar në tërësi”, përfundoi ai në RTV Dukagjini.

Të ngjashme