Lajme
Ish-ministri i Drejtësisë: Lumezi notoi me peshkaqenë, por s’u dorëzua dhe ruajti pavarësinë e Prokurorisë
Demokracia
18:54 | 21 Prill 2022

Share:

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur për përfundimin e mandatit të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Me anë të një postimi në në Twitter, Selimi ka thënë se Lumezin e ka njohur që nga koha kur ai ishte këshilltar në Departamentin e Drejtësisë, e ky ishte kryeprokuror i Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Ai ka thënë se që nga ajo kohë ishte bindur në profesionalizmin e Lumezit. Siç është shprehur Selimi, Lumezi notoi në “mesin e shumë peshkaqenëve, por që nuk e ka pasur lehtë”.

Ish-ministri shton se Lumezi e ka ruajtur “me elegancë” pavarësinë e Prokurorinë.

Postimi i plotë:

Lumezin e kam njohur qe kur isha keshilltar ne DoJ e ai kryeprokuror i Prishtines. I kishim zyret afer. Qysh ateher u binda ne profesionalizmin e tij. Si Kryeprokuror nuk e pati lehte. Notoi me peshkaqene por asnjehere nuk u dorezua. E ruajti pavaresine e Prokurorise me elegance.

Të ngjashme