Lajme
Ish-kryeministri britanik po transporton me kamion ndihmat për ukrainasit
Demokracia
22:30 | 18 Mars 2022

Share:

Ish-kryeministri britanik, David Cameron, po drejton kamionët e Kryqit të Kuq në Poloni për t’u ndihmuar refugjatëve nga Ukraina, transmeton Demokracia.com.

Rrobat, pelenat dhe ndihma e parë që ai po transporton janë mbledhur si pjesë e një projekti lokal në të cilin Cameron ka qenë vullnetar dy vitet e fundit, shkruan BBC.

Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në West Oxfordshire, si dhe britanikët në përgjithësi”.

Më herët sot, ambasadori ukrainas falënderoi për mbështetjen britanike, duke theksuar se paratë do të ishin një ndihmë e rëndësishme. “Mesazhi është i thjeshtë: nëse mundeni, jepni disa paund në vend që t’i mbani gjërat në një çantë”, tha ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme