Lajme
Ish-komandanti i FSK-së pajton dy familjeve llapjane
Demokracia
17:07 | 12 Nëntor 2022

Share:

Sot u pajtuan dy familje nga fshati Gllamnik dhe Majanc të Komunës së Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pajtuar familjen Spahiu dhe familje Krasniqi.

Në dy foto të shpërndara nga Kastarati që supozohet të jenë të hasmuara deri më sot, falënderon familjen Spahiu për respektin që i’a bëri atij dhe kolegëve të tij.

Kastrati uroi që kurrë mos të ketë ngatërresa në mes të shqiptarëve.

Postimi i Kadri Kastratit: 

Sot u pajtuan falmilja Spahiu nga fshati Gllamnik dhe familja Krasniqi nga fshati Majanc.
Uroj që kurr mos të ketë ngatërresa në mes të shqipëtarëve.
E falenderoj familjen Spahiu për respektin që ma bëri mua dhe kolegëve

Të ngjashme