Lajme
Ish-këshilltari i Thaçit: S’ka asnjë provë apo dëshmitar që vërteton akuzat
Demokracia
16:16 | 05 Nëntor 2023

Share:

Janë bërë tri  vjet që kur Dhomat e Specializuara në Hagë bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe ish-këshilltari i Thaçit tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK.

Ai shton se për publikun s’ka transparencë meqë seancat po mbahen të mbyllura.

“Bazuar në ato që kam parë në seancat e hapura publike, një gjë është e sigurt; asnjë nga ata që kanë dëshmuar deri sot nuk i kanë shërbyer provave të cilat duhet të dëshmonin akuzat e prokurorisë. E njëjta gjë është edhe për dëshmitarët e seancave të mbyllura, asnjë nga ata nuk i përfshin Thaçin dhe të tjerët në krimet e aluduara. Por publiku nuk ka transparencë për këtë proces se seancat po mbahen të mbyllura”, tha ai.

Të ngjashme