Lajme
Ish-këshilltari i Thaçit me kritika të ashpra ndaj Mehmet Krajës: Këta njerëz e urrejnë UÇK-në
Demokracia
18:46 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Analizën e publikuar sot nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku kritikohet Thaçi dhe roli i tij në procesin e dialogut me Serbinë, e ka quajtur trillim e dashakeqësi të realitetit demokratik të Kosovës, ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Ismail Syla.

Syla ka kritikuar edhe kreun e ASHAK-ut, Mehmet Krajën, për të cilin tha se ka urrejtje ndaj luftës së UÇK-së.

Ai madje për këtë raport të publikuar tha se edhe Gjykata Speciale në Hagë mund t’i referohet si bazë se krerët e UÇK-së kanë kryer krime.

“Qysh mundet Akademia e Shkencave të operojë me një term të tillë ‘uzurpim i shtetit’ dhe nuk di të largohet në mënyrë demokratike nga pushteti? Me çka e mori VV-ja pushtetin, me vota apo me revolucion? Nuk mund të flitet për uzurpim të pushtetit në Kosovë. Është turp që një Akademi e Shkencave të publikojë këso dokumenti. Të flitet në mënyrë kaq brutale e të pa vend se Thaçi ka dashtë ta ndaj Kosovën! Akademia e Shkencave në këtë mënyrë e ka bërë goditjen e dytë, nëse një goditje është bërë me ngritje të aktakuzës së Speciales. Ky dokument është sforcim i asaj aktakuze. Lirisht, Specialja mund t’i referohet si një bazë se krerët e UÇK-së kanë kryer krime”, tha Syla në Info10.

Syla tutje këtë dokument të publikuar nga ASHAK e ka quajtur edhe ‘paçavër’.

 

Të ngjashme