Sport
Ish-kapiteni i parë i Kosovës nis punën e trajnerit, i bashkohet kësaj skuadre
Demokracia
21:13 | 24 Janar 2023

Share:

Ish-kapiteni i parë i Kombëtares së Kosovës, pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Anel Rashkaj, ka nisur rrugëtimin e parë si trajner, shkruan Demokracia.com.

Rashkaj i është bashkuar Akademisë Halmstadit tek juniorët U17, ekip në të cilin nisi edhe rrugëtimin si futbollist.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rashkaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Anel Rashkaj ishte kapiten i Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë zyrtare nga FIFA kundër Haitit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

33-vjeçari ishte larguar nga “Dardanët” në maj të vitit 2021.

NJOFTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Pas 16 vitev fantastiske si lojtar profesional

ka ardh koha me startu ni karier te re atë të trajnerit.

Jam i lumtur që at rrugëtim e filloj pikërisht ne Akademin e Halmstadit (Juniorët 17 vjeqar ) aty ku prej ksaj akademia dola si lojtar profesional.

Falenderoj Allahun për kit rrugëtim fantastisk për 16 vite me radh i falenderoj poashtu gjith lojtarët dhe klubet me të cilët kam bashkpunu./Demokracia.com/

Të ngjashme