ShowBiz
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami
Demokracia
12:39 | 25 Prill 2024

Share:

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice, Paolo Liuzzo thuhet se u gjet i vdekur brenda një dhome hoteli në Florida për shkak të mbidozës.

Policia e Miamit kishte arritur në vendin e incidentit më 7 shkurt. Ai u shpall i vdekur pas 12 minutave, raporton New York Post.

Vdekja e Liuzzo-s po hetohet si “vdekje nga mbidoza”, tha policia.

Trupi i tij u transportua nga Miami në vendlindjen e tij Long Island, New York, ku u mbajt një funeral më 16 shkurt.

Liuzzo i cili ishte me prejardhje italiane, filloi një romancë me Princeshën Beatrice në vitin 2005 kur ajo ishte 17 vjeçe dhe ai 24 vjeç.

Lidhja e tyre u miratua asokohe nga prindërit e saj Prince Andrew dhe Sarah Ferguson pasi e ftuan në pushimet e tyre në Verbier, Zvicër.

Në atë kohë, Dukesha e Yorkut ndau se ajo mbështeti romancën e vajzës së saj pavarësisht diferencës së tyre në moshë.

Të ngjashme