Sport
Ish-futbollisti i Premierligës thotë se Shaqiri dukej si Messi kundër Anglisë
Demokracia
16:30 | 27 Mars 2022

Share:

Ish-mesfushori i Premierligës, Jamie O’Hara ka thënë se ish-lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri mbrëmë u duk si Lionel Messi, përcjell Demokracia.com.

0-vjeçari që luajti një rol vendimtar në zhbllokimin e rezultatit, ai bëri një krosim të shkëlqyer me këmbën e majtë dhe e gjeti kokën e Embolos që kaloi “helvetikët” në epërsi.

“Shaqiri po e ka gjatë topin në pronësi. Ai po duket si Lionel Messi. Unë jam i sigurt se ai do të do të donte të më dëgjonte duke folur kështu” – tha O’Hara.

Pas largimit nga Liverpool, Shaqiri shkoi në Lyon, por ai pati vështirësi gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Ligue 1. Dhe pavarësisht se ka mbushur 30 vjet në tetor, ai tani luan në kampionatin amerikan, MLS./Demokracia.com/

Të ngjashme