Sport
Ish-futbollisti i Anglisë dhe Chelseat i jep fund karrierës
Demokracia
10:49 | 17 Nëntor 2022

Share:

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë, Gary Cahill ka njoftuar sot se ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar.

“Kam arritur gjëra që dikur i kam ëndërruar, duke krijuar kujtime të pabesueshme. “Futbolli është një lojë që më ka dhënë kaq shumë kënaqësi dhe sukses dhe teksa marr vendimin për të varur këpucët, mund të them sinqerisht se i dhashë gjithçka që kisha”, ka shkruar Cahill në rrjetet sociale, përcjell Demokracia.com.

36-vjeçari e filloi karrierën e tij në Aston Villa, më pas luajti për Burnley, Sheffield United, Bolton, Chelsea dhe Crystal Palace, dhe angazhimi i tij i fundit ishte në Bournemouth që u largua në fund të sezonit të kaluar.

Cahill la gjurmën e tij më të madhe te Chelsea dhe me klubin londinez ai fitoi tetë trofe, përfshirë dy Liga të Kampionëve.

“Kam kaluar 20 vite duke u stërvitur çdo ditë, duke u përpjekur të jem në formën më të mirë të mundshme për ditën e ndeshjes për t’i ndihmuar skuadrat ku kam luajtur të jenë të suksesshme… Pas shumë mendimeve, ndjej se tani është koha për të kaluar në fazën tjetër e karrierës sime”, shtoi Cahill.

Ai luajti 61 ndeshje për kombëtaren e Anglisë dhe shënoi pesë gola. Ai luajti për ekipin kombëtar në Kupën e Botës në 2014 dhe 2018, si dhe në Kampionatin Evropian në 2016./Demokracia.com/

Të ngjashme